Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një emision televiziv të drejtuar nga Alban Dudushi flet për gjykimin e drejtuesve të UÇK-së në Hagë si dhe për luftën e UÇK-së.
Ai thotë se krijimi i dhomave të Specializuara ishte proces i pashmangshëm dhe se ka katër vite që diskutohet nëpër qarqet diplomatike.
“Unë jam përpjekur që ti jap spjegime diplomatëve dhe politikanëve se po bëhet një padrejtësi, mirëpo si duket ka qenë një rrugë që s’mund ta shmangim. Por, unë kam besim të plotë se bashkëluftëtarët e mijë do të tregojnë të vërtetën dhe çiltërsinë për luftën e drejtë të UÇK-së.
Është politizuar kjo situatë, po debatohet shumë, po vërtetë ka qenë e pashmangshme, sepse çështja do kalonte në Këshillin e Sigurimit dhe pikërisht Thaçi dhe Veseli seli kanë qenë të vetëdijshëm se Kosova mund të rrezikonte më shumë. Këta kanë rrezikuar veten të mos rrezikohet Kosova, kjo është një sakrificë e këtyre liderëve që po akuzohen tani në Hagë.
Pjesa dërmuese e këtyre akuza janë pamflete, duke filluar nga raporti i Dick Martin e deri te fushatat në Kosovë ku kishte akuza dhe kundër akuza mes partive politike”,është shprehur Ali Ahmeti.
Ai ka folur edhe për intervistimin e tij në Hagë.
“Në përfundim të intervistës sime në Hagë unë kam kërkuar ajo të publikohet, mirëpo dy prokurorë që e udheqnin seancën, njri nga Prishtina e tjetri në Hagë nuk e lejuan një gjë të tillë. Por ajo do të publikohet pasi të përfundojë procesi.
Ahmeti ka folur edhe UÇK-në.
“UÇK nuk ka një datë të themelimit, ajo ka lindur që nga viti 45 si rezultat i perndjekjeve dhe krimeve serbe.
” Hapat e parë të kësaj rezistencë janë bërë në vitet 88, 89 kur janë thirre të gjithë ata njerëz që e duan çlirimin e Kosovës.
UÇK është një organizatë vullnetare dhe sistenatizimin apo zinxhirin komandues e e pengoi masakra mbi familjen e Jashari në Prekaz”, ka theksuar Ahmeti./INA