Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Rama shkëmbejnë replika mbi situatën e koronavirusit në Shqipëri. Rama shkruan se politikanët opozitarë shpresojnë në dështimin e sistemit të shëndetësisë në mënyrë që të fitojnë pushtetin. Ndërkohë Meta i bën thirrje qeverisë që të rimbursojë qytetarët që mjekohen në shtëpi ndërsa i thotë Ramës se është ai që premtoi shëndetësi falas.
Postimi i Facebook:
Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!
Shto testimet! Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!
Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!
A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?
A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?
Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!
Përmes një postimi në Twitter ai u drejtohet Presidentit Ilir Meta, kreut të LSI-së Monika Kryemadhi, kryedemokratit Basha dhe ish-kryeministrit Berisha se të gjithë e kuptojnë këtë tentativë. Ai shkruan se ata do të dështojnë më keq se herë tjetër dhe rezultatet do të shihen në 25 prill.
“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!” – shkruan Rama në Twitter.
Ndërkohë kryeministri ka përmendur dhe rastet e vetëvrasjeve të personave të infektuar duke e krahasuar me Italinë. Ai shprehet se për disa muaj në vendin fqinj janë vetëvrarë 71 persona ndërkohë që opozita nuk merrej me këto tragjedi.
“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!” – shkruan kryeministri.
Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, “Ç’më duhet mua ça them unë!”, jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria!
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, "Ç'më duhet mua ça them unë!", jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria!</p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1326256858668130304?ref_src=twsrc%5Etfw”>November 10, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>