Ku shkoi karantimi kur një person si mësuesi infektohet? Pse një institucion shtetëror apo tjetër mbyllet sapo zbulohet një punonjes i prekur. Po çfarë përjashtimi bën një grumbullim i dendur prej 1000 frymesh që qenka i imunizuar? Mesuesit, të pakten çfarë është publike se ka shumë e shumë të tjereë që nuk deklarohen, nga se e si infektohen?
Janë këto disa nga pikëpyetjet dhe shqetësimet që ngre gazetari Genc Mlloja në një status në facebook nisur nga rastet fatale ku shumë mësues kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe të tjerë që janë të prekur nga ky virus.
Postimi i plotë:
Ndjej dhimbje për çdo humbje jete nga murtaja e coronavirusit por shpreh nje trishtim te veçantë për fatalitetet ndër mesues numri i të cileve po rritet gjithnje.
Ne kulmin e pandemise kur edhe një grumbullim i vogel njerezish, siç thonë ekspertet, përben shkak infektimi nuk kuptoj edhe pse shume te tjere me te ditur ne fushen e epidemive deklarojne se shkollat jane ‘fidanishtja e COVID-19’ me efekt te vonuar zinxhir autoritetet shendetesore te ketij vendi jane kategorike ‘Jo!’ mbylljes se shkollave.
Si nuk perben rrezik nje grumbullim prej rreth 1000 vete ne dite: nxenes, mesues te moshave te ndryshme, personel ndihmes, gjyshe e gjysher, qe me se shumti shoqerojne femijet neper shkolla etj? Kjo duket e cuditeshme. Po kaq shqetesuese edhe gjendja ne shkolla- jane ekstra protokollet e kujdesit ne shkolla por nuk ka propogande te deshmoje per zbatimin e numrit 1 te kerkesave: larje e duarve sa me shpesh me uje te ngrohte e sapun per 20 sekonda. Leri te tjerat.
Ku shkoi karantimi kur një person si mesuesi infektohet? Klasa duhet futur në karantine, keshilli pedagogjik, e te vazhdohet gjurmimi se mesuesi/sja ka takuar edhe prinder, sipas rregullave te parandalimit te virusit.
Pse nje institucion shteteror apo tjeter mbyllet sapo zbulohet nje punonjes i prekur. Po cfare perjashtimi ben nje grumbullim i dendur prej 1000 frymesh qe qenka i imunizuar? Mesuesit, te pakten cfare eshte publike se ka shume e shume te tjere qe nuk deklarohen, nga se e si infektohen?
Ju lutem mos beni krahasime me Suedine, Gjermanine, Danimarken e kedo vend tjeter ne Europe e rajon. Pasqyra e ‘thyer’ e gjendjes se papranueshme higjeno-sanitare jane banjot ne tere Shqiperine, vec shkollave elitare ku jane te supermbrojtur femijet e te pasurve. Une flas per masat e popullit kudo qe jemi.
Pasterti, uje te ngrohte, sapun, alkool, letra higjenike e nje numer me i madh syresh jane ABC-ja e protokolleve.
Kontrolloni gjendjen e ballafaqojini me dokumentet e nxjerra te deklaruara te detyrueshme. Pak mund te kete qe nuk e shikojne realitetin. Por shqetesim per shoqerine jane autoritetet pergjegjese qe nuk e ‘shikojne’ kete gjendje alarmante ose nuk duan…
Por pak humanizem a u ka mbetur atyre kur mesues po humbin jeten ne shkolla te infektuar nga COVID-19 e numeri po rritet e do te rritet duke pas parasysh prognozen e KM deklaruar te enjten ne TV se shqiptaret i presin dite me te veshtira. Ishte realist edhe per masat e metejshme sepse sic tha keto i vendosin specialistet- Komiteti i Eksperteve.
Atehere nje thirrje per ekspertet: Merrni masa te ndaloni burimin e ketyre tragjedive te dhimbeshme, zbrisni me kembe ne toke dhe mbroni mesuesit e nxenesit si dhe familjet e tyre!
/argumentum.al