Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë që të mbështesë në mënyrë urgjente me trajtim suplementar bluzat e bardha në qendrat rajonale që janë të ekspozuara ndaj infektimit me Covid.
“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti. Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. Koha për të vepruar nuk pret më”, shkruan Meta.