Dritan Abazoviç, kreu i Lëvizjes Qytetare URA në Malin e Zi, është kërcënuar me jetën dhe familjen e tij nga një klan mafjoz.
Këto kërcenime vijnë vetem disa ditë para formimit të qeverisë së re ku ai cilësohet si një pikë kyçe për të formuar kete qeveri në Malin e Zi.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori Ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikic, në një deklaratë të jashtëzakonshme që ka mbajtur ditën e sotme.
Në konferencën për shtyp, Mikic tha se një klan mafjoz ka kërcënuar Abazoviç me jetën e tij dhe nga familja.
Zoran gjithashtu tha se nëse diçka i ndodh Abazoviç atëherë përgjegjës do të jetë policia e Shtetit dhe kreu i saj, Veselin Veljović.
Më tej, ai tha se nuk ka në plan që të akuzoj dikë pa pasur prova por të paralajmërojnë publikun për atë që po ndodh në Malin e Zi.
“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljović. Ne nuk duam të krijojmë alarm, të akuzojmë dikë direkt apo të bëjmë ndonjërin target, por duam të informojmë publikun për çfarë po ndodh”, tha ai.
© Argumentum