Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se ka shpërbërë një qelizë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, që ka qenë duke planifikuar “akte të terrorizimit” në rajonin e Moskës.
Zyrtarët e sigurisë kanë ndalur një anëtar të kësaj qelize, të përshkruar si “qytetar i një shteti të Azisë Qendrore” në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës, ka thënë Shërbimi Federal i Sigurisë më 25 nëntor.
Sipas këtij Shërbimi, një bombë e krijuar në kushte të shtëpisë është konfiskuar gjatë hetimeve.
“Synimet tjera të qelizës kanë qenë edhe rekrutimi i anëtarëve të rinj në Shtetin Islamik dhe ofrimi i mbështetjes financiare për terrorizëm”, bazuar në deklaratë.
Gjykata Supreme në Rusi e ka shpallur Shtetin Islamik si grup terrorist në dhjetor të vitit 2014./rel