Me rastin e Dites Kombetare te Shqiperise, Presidenti Xi Jinping dhe Kryeministri Li Keqiang u derguan mesazhet e urimit homologeve te tyre, Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.
Presidenti Xi u shpreh se:
I nderuar Zoti President,
Kremtimi i Ditës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë më jep kënaqësinë që në emër të qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, të popullit kinez dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit të vendit Tuaj urimet më të sinqerta dhe përshëndetjet më të mira.
Shqipëria, duke u përballur me impaktin e pandemisë COVID-19, ka marrë rezultate pozitive në nxitjen e zhvillimit të shtetit. Kina dhe Shqipëria kanë luftuar pandeminë dorë me dorë duke thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme për të mirat të të dy popujve tanë. Unë i kushtoj rëndësinë e madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare dhe kam dëshirë të bëj përpjekjet bashkë me Ju, duke shfrytëzuar rastin e ndërtimit cilësor të “Një Brez Një Rrugë”, për të pasuruar marrëdhëniet midis dy vendeve tona me më shumë fryte.
Ju uroj prosperitet të vendit Tuaj dhe lumturi të popullit Tuaj.
Kryeministri Li u shpreh se:
Shkëlqesia Juaj Zoti Kryeministër,
Me rastin e kremtimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësi t’Ju përcjell Juve urimet më të ngrohta dhe përshëndetjet më të mira.
Nën drejtimin e qeverisë Suaj, Shqipëria ka marrë rezultate pozitive në rindërtimin pas tërmetit dhe në luftën kundër pandemisë COVID-19. Kina dhe Shqipëria kanë qëndruar krah për krah për të mbështetur dhe ndihmuar njëra-tjetrën, gjë që ka konsoliduar miqësinë tradicionale. Unë jam i gatshëm të bëj përpjekjet bashkë me Ju, për të thelluar vazhdimisht besimin reciprok midis Kinës dhe Shqipërisë, si dhe për të korrur fryte të reja në bashkëpunimin mes dy vendeve tona.
Ju uroj begati dhe prosperitet të vendit dhe popullit Tuaj.
© Argumentum