Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo njofton se së shpejti do të rikthehet pranë grigjes së tij, pranë bsimtarëve dhe gjithë popullit shqiptarë.
Duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë, që nga kreret qeveritare, mjekët, bashkëpuntoret e ngushtë dhe gjithë besimtarët që janë lutur për shëndetin e tij. Imzot Frendo jep lajmin e gëzueshëm që nga e diela e 6 dhjetorit do të kremtoje meshen e shenjtë për besimtarët në Katedralen e Shën Palit.
Mesazhi i plotë i Imzot Frendos;
Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem se mund të vazhdoj të kremtoj kohën e Ardhjes, në përgatitje për Krishtlindjen, bashkë me popullin tim.
Kjo periudhë ka qenë për mua një eksperiencë e dhimbshme. Megjithatë jam ndjerë më afër Jezusit, i cili, nga dashuria e tij për ne, ka pranuar dhimbje për shelbimin tonë. Dhe jam ndjerë më afër atyre që, në këto ditë, po vuajnë nga e njejta sëmundje. Zoti ti forcoftë e ti sheroftë.
Falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më kanë qenë pranë që në fillimin e kësaj sëmundjeje, veçanërisht bashkëpuntorët e mi më të ngushtë dhe gjithashtu falënderoj për shërbimin e parë që kam marrë nga strukturat e shërbimit Shëndetësor në vend, veçanërisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Dëshiroj të falënderoj shumë nga ata që më kanë uruar shërim të shpejtë, ndër të cilët Presidenti i Republikes Z. Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruci, Kryetarin e Bashkisë Z. Erjon Veliaj, Z. Lulezim Basha kryetarin e Partisë Demokratike, e shumë e shumë të tjerë!
Falenderoj të gjithë besimtarët që janë lutur për mua. Shpresoj të kremtoj meshën me popullin në Katedrale të dielen me 6 dhjetor.
Ju përshëndes përzemërsisht duke ju kujtuar të gjithëve gjithmonë në lutjen time.
+George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranë Durrës!
© Argumentum.