10 femrat më të pushtetshme të botës sipas revistës Forbes:
Angela Merkel mbetet akoma një nga femrat më të fuqishme të botës.
Kancelarja gjermane ka mbajtur vendin më të lartë në listën Forbes e femrave më të fuqishme për shtatë vjet rresht.
Një tjetër udhëheqëse e shquar në politikë, Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May renditet në vendin e dytë. Është hera e parë që ajo shfaqet në listën vjetore të Forbes.
Melinda Gates, bashkëkryesuese e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, është femra amerikane e rangut më të lartë, duke marrë vendin e tretë. Shtatë prej 10 grave më të fuqishme në botë janë amerikane, sipas listës Forbes.
Lista vijon me
4.Sheryl Sandberg: COO, Facebook, SHBA
5.Mary Barra: CEO, General Motors, SHBA
6.Susan Wojcicki: CEO, YouTube, SHBA
7.Abigail Johnson: CEO, Fidelity Investments, SHBA
8.Christine Lagarde: Drejtoreshë e Menaxhimit, International Monetary Fund (Fondi Monetar Ndërkombëtar), SHBA
9.Ana Patricia Botín: Drejtuese, Santander Group, Banco Santander, Spanjë
10.Ginni Rometty: CEO, IBM, SHBA
Forbes përcakton renditjen duke vlerësuar katër kategori: paratë – që mbulojnë vlerën neto, të ardhurat e kompanisë, asetet nën menaxhim ose GDP – praninë dhe ndikimin në media.