Kontigjentet ushtarake të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në Afganistan u nderuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me “Medaljen e Shërbimit të Meritës”.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila tha se “ushtarakët tanë vijojnë të spikasin kudo ku ata shërbejnë”.
“Përfaqësuesi më i lartë ushtarak shqiptar në Afganistan, kolonel Ardian Lulaj dhe kontingjentet tona në Kabul u nderuan nga SHBA me “Medaljen e Shërbimit të Meritës”, për aftësitë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të treguar gjatë shërbimit në misionin e NATO-s, Resolute Support”, – tha Xhaçka.