Daniel Benaim, ekspert, profesor dhe ish-këshilltar i Joe Biden për Lindjen e Mesme ka një ide se si Shtetet e Bashkuara mund të rikuperonjnë marrëdhëniet me Iranin.
Një prej rrugëve sipas tij është reduktimi i mbështetjes ndaj muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe zhvendosja e tyre drejt Etiopisë apo detit të Kuq.
Politika e jashtme amerikane pritet të ndryshojë rrënjësisht nën udhëheqjen e presidentit të zgjedhur Joe Biden, më këtë të fundit që do të duhet të ndreqë raportet të dëmtuara rëndë nga paraardhësi me Iranin, Kinën e gjithashtu Europën.
Daniel Benaim, i cili ka qenë këshilltar i Biden për Lindjen e Mesme në kohën kur ishte zv.president e që pritet gjithashtu të marrë një post të rëndësishëm në dministratën e re, thotë në një intervistë për revistën “Jacobin mag”, se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga ujdia bërthamore ishte një goditje e fortë për Iranin.
Sipas tij lëshime strategjike duhet t’i ofrohen këtij shteti, për ta rikthyer vendin në tryezën e negociatave. Pjesë e lëshimeve sipas tij do të ishte reduktimi i mbështetjes ndaj MEK, apo muxhahedinëve iranianë të strehuar në Shqipëri.
Ekpserti për çështje të Lindjes së Mesme, sugjeron se nje zgjidhje do të ishte zhvendosja e tyre nga Shqipëria në Etiopi ose përgjatë brigjeve të detit të Kuq.
“Unë dhe miqtë e mi jemi të mendimit se një reduktim në mbështejen amerikane ndaj MEK mund të mirëpritej nga Irani. Zyrtarë shqiptarë, në takime bilaterale kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me aktivitetet e paligjshme të grupit në trafikimin e njerëzve, drogës apo armëve. Vendosja e muxhahedinëve për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe përgjatë kufijve europianë nuk është e nevojshme, dhe mund të konsiderohet risistemimi i tyre në Etiopi apo përgjatë Detit të Kuq”.
Që prej vitit 2014, nën trysninë amerikane, Shqipëria strehon më shumë se 4 mijë pjesëtarë të popullit muxhahetin të Iranit, një grup i fshehtë opozitar i regjimit iranian./A2