Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje të rinjve të marrin në dorë politikën dhe të ardhmen e tyre.
Kreu i shtetit ka qenë i drejtëpërdrejtë kur tha se vendi ka nevojë për ndryshim të madh dhe janë vetëm të rinjtë të cilët duhet të bashkohen dhe të kërkojnë këtë ndryshim.
“Mos prisni, madje as nga Ilir Meta” u tha kreu i shtetit të rinjve pjesëmarrës në veprimtarinë ndërkombëtare “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.
Të rinjtë nuk duhet më të presin, por të bashkohen. Nxis partitë të kenë sa më shumë të rinj të edukuar dhe të përgjjegjshëm dhe vizion në listat e tyer edhe për deputetë dhe këshilltarë edhe në cdo vendimmarrje. E para mendoj që vetë të rinjtë nuk duhet më të presin. Duhet të lëvizin, të bashkohen. Duhet ta kenë të qartë që ky është vendi i tyre. Ku do mund të shkojnë jashtë por atdhe nuk do gjejnë asgjëkundi“
Meta u tha të rinjve se duhet të marrin në dorë politikën.
“Nuk mund të presin të rinjtë nga politika pë të hapur një dritare për ta, sepse po të ishte politika do ta kishte hapur me kohë dhe nuk do të ishim në këtë situatë e bilanc demokratik, ekonomik e social. Rinia duhet të marrë në dorë politikën.”
Presidenti Ilir Meta e mbylli takimin e Këshillit Rinor të Ballkanit me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik” duke cituar Migjenin e duke u bërë thirrje të rinjve që të marrë në dorë frenat e politikës.
“Qeshu rini, qeshu! Bota është e jotja! Poeti nga më të mëdhenjtë e kombit tonë, që i këndoi si askush tjetër edhe mjerimit, apoteozës së misrit dhe gjithë vuajtjeve që pa me sytë e tij në një kohë të rëndë dhe tragjike, përsëri nuk e humbi besimin të rinia. Është e rëndësishme që të rinjtë ta kenë këtë besim te fuqia e tyre, fuqia e tyre është e papërballueshme, vetëm duhet ta vënë në lëvizje”, tha Meta.