Imzot Frendo 42 ditë pasi doli pozitiv me Covid 19 dhe 30 ditë pasi u dërgua në Itali për kurim, është deklaruar i sot i shëruar totalisht nga virusi. Ai pritet të kthehet në Tiranë këtë të martë, të 15 dhjetor 2020. Ai falënderon të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Përshëndes përzemërsisht grigjen time shumë të dashur – thekson Imzot Frendo
Njoftimi nga KISH:
42 ditë pasi doli positiv me Covid 19 dhe 30 ditë pasi u dërgua në Itali për kurim, të shtunën 12 dhjetor 2020, Mons. George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrësit, Presidenti i Konferences Ipeshvnore të Shqipërisë, është deklaruar i shëruar totalisht nga virusi. Ai pritet të kthehet në Tiranë këtë të martë, të 15 dhjetor 2020.
Imzot Frendo, dëshiron të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjen time shumë të dashur – thekson Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku ndodhet aktualisht.
© Argumentum.