Numri i fataliteteve për shkak të COVID-19 në Shqipëri ka arritur sot në mbi 1 mijë viktima. V
Gjatë ditës së fundit kanë humbur jetën 14 persona mes të cilëve dhe mjeku i njohur anestezist Mihal Kërçi: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.
Ndërkohë aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.
Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.
222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.
COVID-19 – Statistika (13 Dhjetor 2020)
Testime totale 221.676
Raste pozitive 48.530
Raste të shëruara 24.820
Raste Aktive 22.707
Humbje jete 1003
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12162
Fier 1747
Durrës 1402
Korçë 1157
Vlorë 1146
Shkodër 1139
Elbasan 964
Berat 843
Lezhë 823
Gjirokastër 550
Kukës 448
Dibër 326