Presidenti Stevo Pendarovski, iu drejtua deputeteve, në fjalimin tradicional vjetor. Fjalimi i tij ishte i koncentruar në dy tema kryesore… Ballafaqimi me kovid-krizën dhe euro-integrimet.
“Ajo që na pret me siguri është vala e re e fushatave negative të cilat do t’i dekurajojnë njerëzit të vaksinohen, përmes shpërndarjes së spekulimeve nëpër rrjetet sociale. Nuk duhet të lejojmë që në shekullin 21, për çështje të tilla serioze mjekë gjysmë analfabetë, sharlatanë të dominojnë mbi emrat më të mëdhenj shkencorë dhe institutet që në dy shekujt e kaluar që nga paraqitja e vaksinave, kanë shpëtuar miliona jetë njerëzish.”
-Ne jemi absolutisht të gatshëm që t’i ballafaqojmë argumentet për çështje historike kontroverse lidhur me transmetimet e ndryshme për një ngjarje të njëjtë ose person të njëjtë, megjithatë e drejta që të identifikohemi si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase ka qenë dhe do të jetë jashtë çdo debati, pasi që këto janë procese të mbyllura historike…
Lidhur me një takim të mundshëm të liderëve, ai tha se nuk ka nevojë të mbahet në këtë moment, për shkak se institucionet kanë legjitimitet të plotë. E deputetët e opozitës fillimisht u rreshtuan para foltores me pankarta që mbanin mbishkrime të ndryshme.
VMRO DPMNE-ja fjalimit të presidentit iu përgjigj me parulla kundër deklaratave të tij dhe negociatave për marrëveshje me Bullgarinë. “Identiteti shitet, Stevo heshtë”, “President me vota të blera”, dhe “Nuk është presidenti im”. Pas protestës para foltores, VMRO-DPMNE-ja lëshoi sallën.
Stevo dëshmoi se nuk është President i të gjithë qytetarëve, por vetëm përmbarues i një strukture politike dhe i Zoran Zaevit. Pendarovski i ktheu kurrizin qytetarëve maqedonas. Për këtë arsye edhe ne i kthyem kurrizin atij dhe lëshuam sallën e Kuvendit derisa ai po mbante fjalim’ deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se fjalimi i presidentit ishte në një vijë me pushtetit dhe se i pari i shtetit nuk ishte i sinqertë në konstatimet për procesin zgjedhor të 15 korrikut.
Paraqitja e kryetarit të shteti ishte në një vijë me Qeverinë apo partitë politike të shumicës, posaçërisht në tre pika shumë të ndjeshme që ndodhen vitin e kaluar. E para, presidenti zgjedhjet i karakterizoi si demokratike, ndërsa ne kishim dëshmi dhe ishim zëdhënës të fakteve se zgjedhjet ishin të shtypura, të shkelura dhe jo demokratike posaçërisht në komunat shqiptare- pohoi SINSkender Rexhepi, Alternativa.
Për BDI-na, veprimi i opozitës ishte jo demokratik.
Nuk është veprim i mirë lëshimi i sallës plenare nga ana e një pjese të opozitës. Dua të theksoj se në fjalimin e presidentit theksi ishte në përcaktimin tonë strategjik dhe ai është anëtarësimi në BE- tha Arbër Ademi, Deputet i BDI.
LSDM-ja vlerëson kontributin e presidentit.
Vlerësojmë kontributin e kryetarit Pendarovski posaçërisht në vitin e fundit i cili ishte i vështirë për të gjithë qytetarët si pasojë e ballafaqimit me pandeminë. Përshëndesim faktin që presidenti mbron interesat shtetërore në procesin e integrues dhe gjetjen e konsensusit në çështjen me Bullgarinë- pohoi Jovan Mitrevski, LSDM
Fjalimi i presidentit u ndoq nga përfaqësues të institucioneve juridike dhe klerikët fetarë.