Më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u bë anëtarja e 43 e Lidhjes së Kombeve, Presidenti Meta ka përshëndetur këtë ditë të rëndësishme për ekzistencen e vete shtetit Shqiptar, pasi me pranimin e Shqipërise në Lidhjen e Kombeve, sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha përforcoi sovranitetin, rikonfirmoi pavarësinë dhe vendosi garanci për kufijtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913, shprehet kreu i shtetit Ilir Meta.
Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:
Si sot, 100 vjet më parë, Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Ky akt unik në historinë e kombit tonë, sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha përforcoi sovranitetin, rikonfirmoi pavarësinë dhe vendosi garanci për kufijtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913.
Mundi, sakrificat dhe luftërat e popullit shqiptar, sidomos përpjekjet diplomatike të patriotëve, kudo ku ndodheshin, veçanërisht të Federatës Patriotike “Vatra” dhe kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, Fan S. Noli, u kurorëzuan nëpërmjet këtij akti jashtëzakonisht të rëndësishëm, që e pranoi Shqipërinë, edhe pse të lodhur e të copëtuar nga Lufta e Parë Botërore, si të barabartë mes të gjitha kombeve, me të drejtat dhe detyrimet, që buronin nga anëtarësimi në këtë organizatë.
Mirënjohje për kontributin e spikatur të Presidentit amerikan Thomas Woodrow Wilson, i cili nëpërmjet planit të Tij prej 14 pikash hodhi themelet e një paqeje të barabartë në Europë, krijimin e konceptit të kombeve me të drejta të barabarta, pavarësisht madhësisë së tyre dhe vizionin për një organizatë të sigurisë kolektive si Lidhja e Kombeve.
Kujtojmë se Lidhja e kombeve u krijua me 10 janar te vitit 1920.Plani prej 14 pikash, i Udro Uillson, propozuar ne Konferencen e Paqes se Versajes, kerkonte formimin e nje organizate nderkombetare qe te mund te mbronte si kombet e medha ashtu edhe kombet e vegjel. Ajo duhet te punonte ne zgjidhjen paqesore te konflikteve boterore. Te medhenjte e Konferences se Paqes e aprovuan planin e tij.
Qendra e Lidhjes u vendos ne Gjeneve te Zvicres, pasi Zvicra ishte nje vend neutral. Organet kryesore te Lidhjes ishin: Asambleja, ku benin pjese gjithe anetaret e Lidhjes ; Keshilli, i perbere nga pese anetaret e perhershem dhe kater anetaret e radhes; Gjykata nderkombetare e Drejtesise.
Me 17 dhjetor 1920 Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve, duke marrë 35 vota pro, 7 abstenime dhe asnjë vote kundër. Shqipëria u bë i 43-ti anëtar më i ri i kësaj organizate ndërkombëtare. Me pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, bashkësia ndërkombëtare njohu dhe përforcoi sovranitetin e shtetit, duke i garantuar në një farë mënyre kufijtë që i kishte caktuar Konferenca e Ambasadorëve e Londrës e vitit 1913.
© Argumentum