Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e ka reaguar pas miratimit te gjyqtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter, Kim thotë se tani duhet edhe vetëm një gjyqtar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, dhe ajo shpreson që KED tashmë të dërgojë listën e kandidatëve tek Presidenti i Republikës.
Për ambasadoren amerikane, ngritja e Gjykatës Kushtetuese e çon Shqipërinë një hap më afër BE.
Postimi i plotë
“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK. Shqipëria tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt. Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë Shqipërinë më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës & Parlamentit.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Justice Reform will not be easy, quick or perfect, but it is making progress – step by step – and must continue. 🇺🇸 will continue to strongly support the desire of the 🇦🇱 people for a judicial system that is transparent, fair & fully functional. <a href=”https://t.co/v8PpLkdTaL”>https://t.co/v8PpLkdTaL</a></p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1339592821120978947?ref_src=twsrc%5Etfw”>December 17, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Kujtojme se Altin Binaj është anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Kandidatura e tij, e dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në Kuvend, mori 96 vota pro, ndërsa 11 deputetë kanë abstenuar e 4 kanë votuar kundër.
Binaj bëhet kështu anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Bërja funksionale e saj është një nga kushtet e vendosura nga Brukseli për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim dhe ambasadorët në Tiranë prej kohësh kanë ushtruar presion pozitiv për ta përmbyllur këtë proces.
Tashmë Kushtetuesja bëhet me 5 anëtarë nga 9 që duhet të ketë në kushte normale. Për të qenë funksionale duhet të ketë së paku 6 gjyqtarë në detyrë.
© Argumentum