Nga Laçi, në inaugurimin e hedhjes së themeleve në kantierin e rilindjes së qytetit pas tërmetit tragjik të nëntorit të kaluar, në bashkëpunim me Presidentin e Turqisë, kryeministri Edi Rama tha se qyteti do kthehet në mikpritës dhe kjo do i shërbejë edhe ekonomisë së tij.
Në fjalën e tij Rama tha se ky investim është një fjalë e mbajtur e presidentit turk Erdogan për ta rilindur zemrën e Laçit.
“Lagja që ne rindërtojmë është një lagje simbol e solidaritetit dhe miqësisë. Ajo do të jetë dëshmi e kësaj marrëdhënie të veçantë mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kam pasur privilegjin të takoj forcat turke të kërkim-shpëtimit dhe të shihja nga afër përkushtimin me të cilin shpëtuan jetë shqiptare duke mos lejuar që gërmadhat t’i merrnin me vete. Më pas presidenti Erdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në një event të madh ku tregoi gatishmërinë për ndërtimin e mbi 500 apartamenteve. Duke ndritur këtë lagje të re ne arritëm të sistemojmë më në fund përroin e vjetër që ishte një gangrenë që përmbyste qytetin. Ka qenë këmbëngulja epike e kryetares së bashkisë dhe më pas kërkesa jonë që projekti të ” – tha Rama.
Rama lajmëroi se ka nisur gjithashtu puna për transformimin e rrugës që të çon në vendin e shenjtë të Kishës së Shna Ndout.
“Ka nisur edhe transformimi i rrugës që shkon në vendin e shenjte në Kishën e Shna Ndout gjë që i shërben me siguri rritjes së mëtejshme të gatishmërisë së këtij qytet për të mikpritur njerëzit që vijnë në periudhën e pelegrinazhit.
Ky qytet, ata njerëz që janë me shifra marramendëse në ato javë të pelegrinazhit thjeshti i shihje të kalonin, ngjiteshin e iknin, se nuk ofronte asnjë mundësi për të qendruar e kaluar dhe një natë, me këtë rindërtim qyteti do bëhet mikpritës, e do ketë mundësi që mikpritjen ta ofrojë në funksion të ekonomisë së vet lokale”, tha Rama.
Kryeministri e vuri theksin dhe përsëriti rëndësinë që ka sistemimi i përroit të qytetit, që kthehej në dëm të madh për banorët e zonës për shkak të përmbytjeve dhe e bënte zonën të pabanueshme.
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij tha se lagjja e re në Laç do të shërbejë si simbol i një miku të çmuar në ditë të vështira. Ai shtoi me në këtë lagje i jepet fund një problemi që janë përballur prej vitesh laçjanët, që është përmbytja.
“Populli turk nuk e ndaloi ndihmën, gjej rastin t’ju falenderoj. Sot është kthyer në kantier më të madh të ndërtimin në 30 vitet e fundit dhe të gjithë mund ta shohin, e kam vizituar shumë herë këtë kantier dhe e kam ndjekur hap pas hapi punimet. Këto do të strehohet 524 familje me një infrastrukturë model, do kthehet në një pol të ri, urban, ekonomin e social që do të krijojë një strandart të ri jetese, zona e parë do përfundojë në mars gati për të strehuar 160 familje, pjesa tjetër në gusht. Në zonën e dytë do ndërtohen 200 apartamente. Këtu ka pasur e ka një përrua që ka qenë famëkeq por që do të kthehet në pjesë të infrastrukturës moderne. Për këtë janë marrë kryetarja e Bashkisë, Rama, ministri turk të strehimit dhe ky përrua që i ka përmbytur qytetarët e kemi gjetur zgjidhjen. Është përrua famëkeqë që ka shpëlarë historinë e qytetit. Janë 4500 banesa individuale që do ndërtohen, 1000 po dorëzohen dhe do të dorëzohen çdo ditë deri në 31 djetor. 12 mijë familje do strehohen n familje të reja, 28 mirë familje përfitojnë grante rikonstruksioni dhe shuma shkon 110 milion dollarë dhe janë shpërndarë te familje 83 milion dollarë. Janë 158 objekte arsimore në favor të 20 mijë fëmijëve. Shkolla janë spektakolare. 28 kantiere të infrastrukturës publike kanë filluar dhe do të fillojnë duke garantuar një akses për 500 mijë qytetarë shqiptarë“, tha Ahmetaj.
Ministri turk në fjalën e tij tha se presidenti turk, Erdogan ushqen një dashuri të veçantë për shqiptarët dhe shpreson se kjo lagje e re në Laç do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Kur zemrat janë të bashkuara aty nuk futet dot armiku, Ergodan ushqen një dashuri të veçantë për shqiptarët. Erdogan do jenë në video konferencë
E kemi pasur mik Shqipërinë, sidomos pas tentativës për grusht shteti dhe i keni qëndruar pranë dhe shpejtojmë që themeli i banesave që do i hedhim sot, do i forcojë edhe më shumë marrëdhëniet”, tha ministri turk.
Erdogan, mesazh LIVE shqiptarëve: Gëzimi dhe pikëllimi juaj, janë edhe tonat
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, iu është drejtuar shqiptarëve përmes një video-mesazhi.
Referuar rindërtimit në Laç, Erdogan shprehet se Shqipëria është partner i afërt i Turqisë në Ballkan.
“Ne e shohim gëzimin dhe pikëllimin e Shqipërisë, si gëzim dhe pikëllim edhe për ne. Pas tërmetit ne kemi dërguar katër maune me ndihma humanitare.
Krahas tyre vendosëm të ndërtojmë shtëpi për vëllezërit tanë. Pavarësisht pandemisë, ne nënshkruam në korrik invetimin.
Ndërsa sot kemi hedhur themelet për këto banesa që do të jenë një strehë e ngrohtë për vëllezërit shqiptarë. Ky është një investim prej 42 milionë eurosh” – tha Erdogan ndër të tjera.
Në mbyllje të fjalës së tij presidenti turk uroi shqiptarët për festën e Vitit të Ri.