Nga Ardit Gjinali
Nuk është një kor zërash që kërkojnë mbylljen e një viti, të tillin në ditë dhe në kujtesë pavarësisht që harresa e të një njëjtit do të jetë tejet e vështirë; harresa është e pranishme në sjelljen e përditshme të shoqërisë sonë, dhe duke përdorur të tillën , keqqeverisësit kanë vijuar rendjen pas paudhësisë së rradhës. Ndoshta, situata e përjetuar do të shërbejë si një ndryshim mbi një të ashtuquajtur rregull të harresës shpëtimtare për pushtetin që kapi shtetin – qytetarët e paanë politikisht janë fytyra e kalvarit të vuajtjeve dhe enumeracionit të mohimeve qeverisëse ; ata janë ndjerë jo thjeshtë politikisht të braktisur, ata..qytetarët e thjeshtë do të jenë kultivimi i kulturës së mosharresës. Padyshim, të tillë janë shumë….ata janë shumica…të nëpërkëmburit që nuk u kanë vjedhur dot dinjitetin dhe që përfaqësojnë Shqipërinë që vuan, por që nuk mund të tjetërsohet.
Urimi i zëshëm i secilit që mund të shprehë padurimin për mbylljen e këtij vit është më dinjitoz se kori i zërave kumbues që mbrojnë dhe propagandojnë sukseset qeverisëse që nuk ekzistojnë;- në fakt, urimi i zëshëm mbi largimin e këtij viti mbulon një të tillë tjetër të shprehur nën zë, duke përshpëritur , por ndoshta me një forcë shpirtërore më të madhe se i shprehuri i zëshëm- është urimi i shoqëruar me një ofshamë njerëzore që kërkon largimin e një qeverie të mbrapshtë. Një qeveri e mbrapshtë që qeveris për fatin e keq të një Shqipërie me shpirt të madh, por me supe të brishta në përballimin e fatkeqësive natyrore apo emergjencave shëndetësore; e qeverisur nga pashpirtësia e skalitur në mungesën tërësore të dimensionit njerëzor të një qeverisjeje që ka braktisur interesin publik.
Kemi jetuar shtatë vite të vështira…të tilla të shkaktuara nga djallëzia qeverisëse që përmes akteve të njëpasnjëshme po ndërton mbrapshtinë autokratike që shndërron të menduarit ndryshe, alternativën politike dhe reagimin shoqëror në një pamundësi për secilin nga të tillët që identifikohet me aspektet e përmendura më lart. Reforma e deformuar territoriale për qëllime elektorale, kapja e drejtësisë, deformimi i vullnetit politik të qytetarëve, kanabizimi i vendit, votimet moniste për pushtetin vendor, shkatërrimi politik i Parlamentit, proçesi i Integrimit i harruar dhe i vërtitur në kalendat e gënjeshtrës qeverisëse, largimi masiv i të rinjve, dështimi i turpshëm me proçesin e Rindërtimit dhe saga e shumëanshme që qytetarët Shqiptarë po përjetojnë gjatë periudhës së pandemisë- kronologjia që dëshmon që mbrapështia nis dhe bitis tek qeverisja që nuk qeveris, por sundon.
Keqqeverisja nuk ka dështuar, e tilla ka rrëmbyer vitet që mund të ishin vazhdimësia pozitive e proçesit të Integrimit; ka rrëmbyer shtetin ligjor dhe demokracinë funksionale ; ka rrëmbyer mundësinë për të qëndruar dhe jetuar në atdhe;- Keqqeverisja i ka vjedhur Shqipërisë normalitetin përmes rrëmbimit arbitrar të së tashmes duke uzurpuar, trafikuar ndikime zonale dhe joshur për përfitime afatshkurtra. Keqqeverisja u vodhi Shqiptarëve shtatë vite nga jeta e tyre, vite jo thjeshtë numerikë dhe statistikor, por e tilla nuk mund të vjedhë dot të ardhmen e tyre përmes vrasjes së shpresës. 25 Prilli është reflektimi, kujtesa, mosharresa për secilën vuajtje, psherëtimë, mundësi të mohuar dhe të drejtë të cënuar gjatë zgjedhës së keqqeverisjes; është dita dhe data që shërben jo vetëm për të ndëshkuar, por gjithashtu për të hapur një faqe të re për një ndryshim të madh. Shpirtin dhe shpresën e re për një Shqipëri normale dhe të jetueshme sërish nuk mund ta shuajë askush. Bashkë sepse ka ende shpresë….
© Argumentum