Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi pasditen e sotme, 4 janar, Qendren e Parë të Vaksinimit anti-Covid 19 e cila është në instalim e sipër në stadiumin Air Albania.
Shqipëria pritet të nisë së shpejti vaksinimin e bluzave të bardha.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se në këtë qendër është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.
Kryeministri thotë se synimi është të që nisë vaksinimi më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime.
Në të gjitha rastet ne e fillojmë vaksinimin javën e tretë të janarit por le të shpresojmë se do të fillojmë më shpejt. Jemi në komunikime në të katër anët. Jemi në një fazë shumë pozitive. Kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe kemi garantuar një trend vaksinimi që i përgjigjet strategjisë dhe planit të kalendarizuar. Menjëherë do të mbështesim dhe spitalin Covid të Prishtinës, gjithë strukturën e infektivit minimalisht. Do të jemi pranë tyre, nuk diskutohet, pa asnjë hezitim. Për gjithë këtë punë janë bërë të gjitha përgatitjet. Ne jemi gjithmonë një hap para asaj qe vjen, tha Rama.