Shefi i NATO-s foli në një konferencë për gazetarë në Bruksel para takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, dhe me këtë rast theksoi se Turqia është një partner shumë i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndeti bashkëpunimin të cilin po zbatojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Turqia në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg foli në një konferencë për gazetarë në Bruksel para takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, dhe me këtë rast theksoi se Turqia është një partner shumë i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit
“Me kënaqësi përshëndes bashkëpunimin e SHBA-së dhe Turqisë në veri të Sirisë. SHBA dhe Turqia gjatë takimeve dypalëshe në margjinat e NATO-s më parë kanë biseduar për bashkëpunimin në Siri. Presim që bisedime të tilla të ketë edhe gjatë takimit të nesërm”, tha Stoltenberg.
Duke komentuar vendimin e SHBA-së për tërheqje nga traktati për eleminimin e raketave bërthamorë me rreze të shkurtra dhe të mesme veprimi (INF), Stoltenberg tha se mbështet hapin e tillë të SHBA-së dhe njëkohësisht akuzoi Rusinë për shkeljen e traktatit në fjalë.
Përveç INF-së, Stoltenberg shtoi se gjatë takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes të NATO-s do të bisedohet edhe rreth Afganistanit, Irakut dhe rreth situatës së misionit të NATO-s në Kosovë, bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe shpenzimieve të aletatëve në fushën e mbrojtjes.
Në takimin e ministrave të mbrojtjes për herë të parë përfaqësuesin e saj do ta ketë edhe Maqedonia, protokoli i së cilës për anëtarësim në NATO u nënshkrua disa ditë më parë. Vendi në këtë takim do të përfaqësohet nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.