Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë larg. Nisur nga kjo situatë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zgjedhur t’i përsërisë liderëve politikë paralajmërimin për të mos vendosur në lista persona me probleme me ligjin.
“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancë para Senatit: Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, shkruan Kim në një postim në Twitter, duke ripostuar mesazhin e 22 korrikut, ku theksohet se në listat e kandidatëve nuk duhet të ketë persona të inkriminuar.
“Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, ky është mesazhi nga Yuri Kim.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>If you want to know whether this warning remains valid, this is what Tony Blinken, Pres Biden's nominee for Secretary of State, said at his 1/19 hearing before the Senate: "We want to elevate the work in combating corruption." <a href=”https://t.co/MaOsXmiU3F”>https://t.co/MaOsXmiU3F</a></p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1352562757607043072?ref_src=twsrc%5Etfw”>January 22, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>