Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur gazetarëve në lidhje me përgjimet e publikuara së fundmi, ku janë përfshirë dhe emra të politikës shqiptare.
“Do të të zhgënjej se nuk do të them për këtë do të flasë drejtësia, pasi për këtë ka folur qartësisht, grupi hetimor italian dhe po lexoj konkluzionin pse t’ju them që është turp i pashembulltë për ju që ushqeni tymnajën, me llafe dhe muhabete dhe dëngla”, tha Rama.
“Sipas Prokurorisë italiane që po e citoj: Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë, për investime që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht, dhe i vetmi investim që bën ishte ai për një dyqan rrobash pune, që doli kryesisht me humbje. Ky është citim nga konkluzionet e Prokurorisë italiane.
Ky është një turp që i mëshiron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje, dhe mendjen për tia bërë nënën këtij vendi e kanë priorit. Duan ti bëjnë nënën këtij vendi”-tha Rama”, tha Rama teksa po përgjigjej për përgjimet e antimafias italiane.
“Çështë kjo mungesë patriotizmi kur vjen puna për të nxjerrë faktet. Është jopatriotike të fabrikosh dhe interpretosh faktet. Për sa i përket tjetrës, konkluzioni i Prokurorisë italiane që ka bërë hetimin mbi këto përgjime që ju i keni marrë dhe i hidhni në publik çdo ditë duke i shitur si kapje e autoriteteve në Tiranë me mafien. Prokuroria e thotë se pas 1 viti vizitash dhe bisedimesh me njëri-tjetrin për investime në Shqipëri ato dështuan totalisht.
Janë konkluzione të prokurorisë italiane. Investimi në Shqipëri, Gallo Albania shiti në 2018, 4 mln lekë mall dhe doli me humbje. Ku i shihni ju konkluzionet këtu, pallatet e të tjera marrëzira, që e mendojnë Shqipërinë siç e përshkruan opozita, vendin e mafies dhe të drogës, o burra të nisemi se bëhet pastrim parash. Ja ku janë, konkluzionet që i kanë bërë ata.
Është e paprecedentë që ambasadori italian të detyrohet të shprehet, e dini pse foli? Se janë të mahnitur, janë të skandalizuar që një hetim i bërë nga prokuroria italiane, me ndonjë kanal lidhjesh në Shqipëri, të kthehet në situatë në portale dhe media të bëjë Shqipërinë copë. Si e mendoni ju që do kishte ngelur në histori raportesh? U bë kjo histori raportesh mëkatare. Merr copa dosjesh nga Italia dhe hidh këtu”, shtoi Rama.