Genc Mlloja
Forumi i elitar i përvitshëm Ekonomik Botëror (World Economic Forum) i Axhendës së Davosit e ka ulur siparin e punimeve të tij më 29 janar 2021 pas pesë ditë diskutimesh intensive të më shumë se 25 kryetarë shtetesh e qeverish me një audiencë mbresëlënse prej rreth 2000 pjesëmarrësish prestiogjozë të fushave të politikës, ekonomisë, financave, tregtisë, shoqërisë civile dhe qarqeve mediatike. E theksoj që në krye se ishte pjesëmarrje impresionuese dhe në nivele shumë të larta duke u nisur nga fakti që punimet e tij u mbajtën në kushtet e kulmit të pandemisë Covid 19 që bëri të pamundur zhvillimin e kësaj veprimtarie të rëndësishme me pjesëmarrje fizike për efekt masash sigurie shëndetësore.
Duke rikujtuar Forumin e vitit të kaluar në fjalimin e saj virtual Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen solli në vëmëndje një copëz nga mbresat e saj të asaj kohe kur pjesa dërrmuese e udhëheqësve të vendeve europiane, por përgjithësisht të pothuajse mbarë botës, nuk po tregonin aspak vëmëndje për çfarë po ndodhte në Kinë dhe shumë pak dyshonin se pas pak javësh pothuajse i gjithë rruzulli tokësor do të ishte i prekur prej tij. Por sipas Znj. von der Leyen pati ndonjë autoritet si ish- këshilltari për pandemitë në Shtëpinë e Bardhë Richard Hatchett që paralajmëroi: “Ky nuk është një problem kinez. Ky është një problem për të gjithë botën”. Dhe për fat të keq rrjedha e ngjarjeve u bë shpejt dëshmitare e këtij konfesioni: virusi kaloi me furi egërsisht çdo kufi duke zaptuar tërë globin, të cilin vazhdon ta mbaj ‘peng’ edhe në ditët e sotme me pasoja tragjike në humbje njerëzish dhe shkatërrimtar në ekonomi e fusha të tjera.
Prandaj ndër të tjera tërhoqi fort vëmëndjen, dhe mbase pritej sipas shumë analistëve politikë, ajo që deklaroi Presidenti i Kinës Xi Jinping si folës i parë i këtij Forumi mbi këtë sfide dramatike, pasojat e saj dhe alternativat për ta mposhtur atë. “Kemi vetëm një Tokë dhe një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Ndërsa përballemi me krizën e tanishme dhe përpiqemi të sjellim ditë të mira për çdo njeri, ne duhet të bashkohemi dhe të punojmë sëbashku… Le të bashkojmë forcat të gjithë dhe multilateralizmi t’na ndriçojë rrugën tonë drejt një komuniteti me një të ardhmë të përbashkët për njerëzimin”, deklaroi Presidenti Xi në fjalimin e tij në një koncentrat që prekte çdo aspekt duke filluar nga gjendja aktuale sfiduese dhe deri tek ‘receta’ për kapërcimin e kësaj krize shëndetësore mbarëbotërore.
Dhe duke i parë gjërat në sy sikurse janë në të vërtetë, ashtu si po i përjetojnë miliarda njerëz, pa zbukurime të kota, Xi i deklaroi botës mbarë se pandemia është larg përfundimit dhe ringjallja këto kohët e fundit e rasteve të epidemisë na kujton se lufta kundër saj do të vazhdojë. Por me sa duket duke patur parasysh triumfin kinez, që brënda 10 javësh arriti të vëjë nën kontroll këtë murtajë të paparë në fund të pranverës së vitit të kaluar duke e kthyer vendin në normalitet të plotë, udhëheqësi i Kinës rrezatoi shpresë duke e mbështetur optimizmin e tij për mundësitë e triumfit mbi të keqen në shprehjen plot pathos në vijim: “Duhet të mbetemi të bindur se dimri nuk e ndalon dot ardhjen e pranverës dhe errësira nuk mund ta mbështjellë dritën e agimit”. Në parantezë duhet kujtuar se Presidenti Xi ka qënë gazetar dhe analist i apasionuar në postet e mëparshme në vende të ndryshme të Kinës që në rininë e tij të hershme, dhe shumë prej shkrimeve të tij janë përmbledhur në librin me titull “Urtësia Shekullore dhe Qeverisja” botuar ne gjuhën shqipe në Tiranë në vitin 2015.
Triumf por si…
Duke patur përvojën kineze si shëmbull konkret dhe solidaritetin e treguar nga shumë vende e popuj në botë ndaj Kinës kur u bë vendi i parë i goditur nga Covid 19, Xi iu përmbajt qëndrimit se asnjë problem botëror nuk mund të zgjidhet nga një vend i vetëm, prandaj, sipas tij, duhet të ketë veprim, reagim dhe bashkëpunim global. Ai theksoi në fjalimin e Davosit se loja e “shumës zero” (kur më i forti i merr të gjitha), nuk është filozofia e popullit kinez. “Qëndrimi i keqdrejtuar i antagonizmit dhe konfrontimit, qoftë në formën e luftës së frohtë, luftës së nxehtë, luftës tregtare ose luftës teknologjike, faktikisht do të dëmtojnë interesat e të gjithë vendeve”, tha Presidenti. Si një ndjekëse e vendosur konstruktive e një politike të jashtme të pavarur të paqes dhe sigurisë në mbarë botën, Kina po punon intensivisht edhe në këto kohë të vështira të zhvillojë marrëdhënie miqësore, bashkëpunuese me përfitim reciprok me të gjithë vendet e botës duke patur si busull multilateralizmin ndër aspektet madhore të të cilit është tani vaksina anti- Covid.
Në këtë kontekst fjalim pas fjalimi të udhëheqësve të të gjithë vendeve pjesëmarrës, të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare qoftë të sistemit të Kombeve të Bashkuara apo të tjera, të strategëve politikë dhe ekspertëve mjekësorë më në zë, të veprimtarëve të shoqërisë civile e të tjerë kontribues ishin të përbashkta shqetësimet për krizën fatale dhe thirrja për bashkim dhe bashkëpunim ndërkombëtar ndër të cilat dalloi thirrja kumbuese e Kancelares gjermane Merkel: “Kjo është ora e multilateralizmit!” Dhe Znj. Merkel argumentoi më tej: “Ne po shikojmë se në një rast ekzistencializmi përpjekja për t’u izoluar është e dështuar – të paktën në lidhje me këtë pandemi ajo ka dështuar”.
Duke komentuar këtë qëndrim të Kancelares Merkel, analisti i mirënjohur shqiptar, hulumtues i spikatur i çështjeve gjermane, Armand Plaka më tha sa më poshtë: “Në fakt multilaterizmi përkon tërësisht me objektivat sa të vjeter aq edhe te rinj te BE-së, çka e bën Kancelaren Merkel të shfaqet edhe një here në mënyre eksplicite si një flamurtare e vlerave themelore të përpjekjes europiane”. Ai shtoi më tej se me ndryshimin e administratës në SHBA fjalët e Znj. Merkel jane një mesazh i qartë për Uashingtonin se Gjermania i qëndron sikurse dhe më parë angazhimeve të saj duke i bërë thirrje tërthorazi SHBA ti rikthehen bashkëpunimit ndërkombëtar, duke braktisur unilaterizmin dhe duke nënkuptar këtu edhe një relaksim të marrëdhënieve me aktorë të rëndësishëm të politikës dhe ekonomisë botërore si Kina.
Zërit të Kancelares Merkel iu bashkua si shumë të tjerë edhe presidenti francez Macron, i cili nuk hezitoi të deklaronte se multilateralizmi “ka qënë i bllokuar nga administrate amerikane (nën presidencën e ish- presidentit Donald Trump), e cila nuk besonte në të”. Por Macron shpresonte shumë në një rikthim të SHBA nën presidencën e Bidenit. “Ne duhet të ndërtojmë një sistem efikas multilateral që do të lejojë një konsensus të ri”, tha presidenti francez.
Kurse presidenti rus Putin bëri thirje për më shumë multilateralizëm, dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar për të përballuar sidat e tanishme.
Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti thirrjen e tij për “një multilateralizëm të rigjallëruar, gjithëpërfshirës dhe të përbashkët… Ne kemi nevojë për një ekonomi globale që të ketë respekt universal për të drejtën ndërkombëtare; një botë shumëpolare me institucione të forta multilaterale”.
Vaksina anti-Covid produkt publik global
Nuk dua të them se ka qënë Kina vendi që e ka ‘shpikur’ multilateralizmin. Por kërkush nuk mund të mohojë se konsekuenca e udhëheqjes së Pekinit dhe veçanërisht përpjekja e palodhur e Presidentit Xi për të sensibilizuar botën mbarë për këtë alternativë, duke e zhvilluar atë vit pas viti me ide dhe oferta të reja të kohës në çdo forum ndërkombëtar apo takime me udhëheqës të ndryshëm brënda vendit dhe jashtë tij, dhe duke e zbatuar në politikën e jashtme të Kinës. Në këtë optikë Xi e shikon dhe trajton luftën kundër pandemisë kovidiane dhe përpjekjen epike për të siguruar vaksinën kundër saj për mbarë njerëzimin.
Dhe ja ku jemi në fund të janarit 2021 e në fillim të shkurtit kur mund të thuhet se pak kush ose askush nuk e kundërshton më domosdoshmëri e marrëdhënieve bashkëpunuese ndërmjet shteteve në këto kohë të jashtëzakonshme të luftës për jetë a vdekje kundër pandemisë, e veçanërisht në aspektin konkret të prodhimit dhe administrimit të vaksinave anti-Covid nën moton ‘Tani dhe për të gjithë’! Çka po synohet dëshmon se nuk është utopi idea për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkët të njerëzimit sepse konkretisht vaksinimi mbarëbotëror është ndër rrugët më efikase për shpëtim.
E çfarë ka arritur Kina në këtë drejtim? Në planin e brëndëshëm ajo ka administruar gjithësejt 22.77 milionë doza vaksinash Covid 19, sipas njoftimeve të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë më 27 janar 2021. Kina ka miratuar përdorimin e vaksinës Sinopharm në fund të vitit të kaluar, e cila plotëson të gjitha parametrat e kërkuara mjekësore ndërkombëtare. Nënkryetari i këtij Komisioni, Zeng Yixin, e bëri njoftimin në një konferencë shtypi të mbajtur nga mekanizmi i përbashkët i Këshillit të Shtetit për parandalimin dhe kontrollin e Covid 19. Autoritetet shëndetësore po forcojnë menaxhimin e vaksinimeve dhe po përdorin një sistem informacioni mbi planifikimin e vaksinimit për të gjetur çdo dozë, sipas Zeng. Punonjësve të shëndetësisë në vendet e vaksinimit iu kërkua gjithashtu të mbikëqyrin nga afër dhe të raportojnë të gjitha reagimet e mundshme anësore në përputhje me procedurat e duhura. Për trajtimin e epidemisë në zonat rurale, Zeng theksoi trajnimin e stafit mjekësor në nivelet bazë, veçanërisht mjekët e zonave rurale, për t’i ndihmuar ata të identifikojnë simptomat e dyshimta.
Ndërkohë më shumë se 50 milionë doza vaksinash të koronavirusit janë bërë në mbi 50 vende dhe rajone që nga 20 janari, sipas të dhënave nga “Nikkei” dhe “Financial Times”. Ministria e Tregtisë njoftoi se më shumë se 40 vende kanë kërkuar vaksina nga Kina.
Shpikja e vaksinës së koronavirusit të ri është pa dyshim një lajm i mirë, por ekziston hendek midis të pasurve dhe të varfërve për marrjen e këtij “antidoti”, vinte në dukje Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment të tij. Konkretisht Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha kohët e fundit se në 49 vende të pasura janë bërë më shumë se 39 milion doza vaksinash, ndërsa ka vende më pak të zhvilluara ku janë bërë vetëm 25. Sipas njoftimeve të medias, vetëm 25 veta në Guine, përfshirë presidentin, janë vaksinuar.
“Jo 25 milionë, jo 25 mijë, por 25! Dua të them se bota është në prag të rënies morale katastrofike”, tha kreu i OBSH-së. Ai shprehu shqetësimin e madh që, nëse vaksinimi në vendet me të ardhura të ulëta do të zgjasë për një kohë të pacaktuar, kjo do të vonojë triumfin e njerëzimit ndaj virusit.
Kësisoj multilateralizmi funksional dhe i vërtetë bëhet më urgjent kur shikojmë fatkeqësisht çfarë po ngjet në kuadrin e asaj që tashmë po quhet ‘diplomacia e vaksinës’. Disa vende perëndimore vazhdojnë të nxitojnë të blejnë dhe të Megjithatë jo të gjithë vendet, përfshi edhe në Ballkan, janë në këtë situatë mungesash serioze të vaksinave. Në këtë zonë të Europës, Serbia është kthyer në vendin e parë, që ka nisur fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm duke filluar nga dhjetëditëshi i dytë i muajit janar të këtij viti. “Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar më 19 janar, i cili njëherësh ka qenë personi i parë që ka marrë këtë vaksinë përmes një transmetimi televiziv. “Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë Llonçar nga Instituti i Virologjisë në Beograd. Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar me vaksinën kineze. Serbia ka njoftuar se ka porositur 1 milion doza të vaksinës Sinopharm.grumbullojnë stoqe të mëdha vaksinash. Disa prodhues të vaksinave nga vendet perëndimore, që synojnë fitimet, e anashkalojnë COVAX-in dhe u japin përparësi vendeve të pasura, për të siguruar një çmim të lartë të vaksinave, duke shkaktuar bllokimin e procesit të blerjes së tyre nga OBSH-ja.
Për të folur konkretisht, në gjirin e BE-së, që grupon ndër vendet më të zhvilluara të Europës dhe të botës, kohët e fundit vërehet një çorientim lidhur me vaksinimin, dhe premtimet për të ndihmuar vendet e tjera si për shëmbull vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur në letër, çka ka krijuar shqetësim e nervozizëm në disa vende si në Shqipëri ku kryeministri Edi Rama ka lëshuar disa herë kritika të ashpra ndaj Brukselit lidhur me këtë problem. Prandaj nuk janë pritur mirë nga Brukseli disa deklarata të tij për mundësitë që të shikohen alternative të tjera nga lindja për vaksinat. Shqipëria do të rinisë më 1 shkurt vaksinimin por sasitë e dozave janë shumë të vogla, sipas raportimeve të medias lokale, dhe në mes të popullsisë ka shqetësim të madh kur numri mesatar ditor i fataliteteve dhe infektimeve është rritur tepër duke u vërtitur midis 10-15 vdekjeve dhe 800-900 të prekure nga virusi.
Megjithatë jo të gjithë vendet, përfshi edhe në Ballkan, janë në këtë situatë mungesash serioze të vaksinave. Në këtë zonë të Europës, Serbia është kthyer në vendin e parë, që ka nisur fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm duke filluar nga dhjetëditëshi i dytë i muajit janar të këtij viti. “Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar më 19 janar, i cili njëherësh ka qenë personi i parë që ka marrë këtë vaksinë përmes një transmetimi televiziv. “Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë Llonçar nga Instituti i Virologjisë në Beograd. Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar me vaksinën kineze. Serbia ka njoftuar se ka porositur 1 milion doza të vaksinës Sinopharm.
Kurse nga ana tjetër Hungaria është bërë vendi i parë i BE-së që ka miratuar përdorimin e vaksinës kineze Sinopharm. Ministri i jashtëm dhe i tregtise i Hungarisë Peter Szijjarto i deklaroi ministrit të jashtëm kinez Wang Yi në një bisedë telefonike se Hungaria e falenderon Kinën për mbështetjen e madhe në bashkëpunimin për vaksinat dhe shpreson se ajo do të shpejtojë procesin e miratimit për të lehtësuar blerjen e vaksinave nga kompanitë prodhuese kineze.
Nga ana tjetër Turqia, vend kandidat për në BE dhe anëtar veteran i NATO-s, mori 6.5 milionë vaksina të tjera kineze para pak ditësh ndërsa Ambasadori turk në Kinë Abdulkadir Emin Önen i tha Global Times më 27 janar në një intervistë se një marrëveshje me Sinovac parashikon furnizimin me 50 milionë doza. Sipas ambasadorit, Presidenti Erdogan dhe ministri i shëndetësisë kanë bërë dozën e parë të vaksinës.
Tërheq vëmëndjen pohimi i një eksperti mjekësor për vaksinat në Shangai Tao Lina i cili i tha Global Times se “Europa ka mungesa furnizimi me vaksina Covid-19 duke bërë krejt të mundshëm bashkëpunimin me Kinën”.
Duke mos anashkaluar Afrikën Ministri i Jashtëm Wang Yi tha pas një vizite në 5 vende afrikane se Kina do të plotësojë angazhimin e patundur që vaksinat e saj do të jepen si një ‘produkt publik global’ duke premtuar bashkëpunim me vendet afrikane në nevojë për këto vaksina.
Por ka tashmë edhe shprehje dëshire për bashkëpunim midis Kinës dhe SHBA për materiale mjekësore anti-Covid tani që administrata e Biden e ka kthyer luftën kundër virusit në qëndër të vëmëndjes. Në një letër nga Bill Gates dhe Melinda Gates mbi pandeminë në 2020 dhe të ardhmen theksohet se bashkëpunimi midis Kinës dhe SHBA për të luftuar pandeminë është i domosdoshëm, siç citon Global Times më 27 janar.
Kurse Roberta Lipson, themeluese e Kujdesit Shëndetësor Familjar (United Family Healthcare) në SHBA deklaroi: “E gjithë bota po vuan tani dhe duhet koordinim global për të vënë nën kontroll pandeminë që mundet dhe duhet të fillojë me SHBA dhe Kinën”.
Shqetësimi ndaj pasojave të pandemisë, që vazhdon të bëjë dëme njerëzore dhe ekonomike në mbarë botën, është kuptueshëm shumë i madh tek të gjithë popujt që presin nga drejtuesit e tyre shtetëror zgjidhje përtej propagandës dhe politizimeve se në fund të fundit është jeta në rrezik. Kush e ka ndjekur çfarë u tha në Forumin e Davosit presin e shpresojnë për më tepër solidaritet e bashkëpunim të komunitetit ndërkombëtar dhe shikojnë nevojën për realizëm në trajtimin e vaksinës anti-Covid si një ‘produkt publik global’. Presidenti Xi e deklaroi solemnisht zotimin e Kinës në Davos për angazhim aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar për vaksinat Covid sepse, sipas tij, popujt e jeta e tyre duhet të jenë gjithmonë përpara çdo gjëje. Tani është momenti që fronti kundër pandemisë të forcohet dhe shtrihet më tej, të përfshijë tërë rruzullin tokësor në kuadrin e një bashkësie shëndetësore të njerëzimit se nuk ka rrugë tjetër që të çon drejt triumfit mbi ‘armikun’ më të rrezikshëm ndër shekuj kundër rruzullit tokësor. Koha e faktet do të jenë gjykatësit më të pakundështueshëm, por jo kur të jetë vonë!/CRI