Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne selinë e PS në një takim drejtuesit politik në nivel qarqesh.
Në përfundim të mbledhjet me koordinatorët politik në qarqe kreu i qeverisë deklaroi se sot vijnë vaksinat anti-COVID të Pfizer.
“Nuk jemi as në dorë të mekanizmit të covax që dhe aty problemi është i jashtëzakonshëm, kanë filluar kërcënimet për hedhjen në gjyq për kompanite në vende të mëdha të BE, ne kemi një sportim në kohë pasi dozat e para të pfizer do të vijnë në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit, dozat e para vijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza ndërkohë që jemi shumë afër me një marrëveshje përfundimtare me astrazenicën, ndërkohë që vazhdojmë kontaktet me tre shtete, jemi ne rruge te mbare. Skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht vonesave. Do të vazjdojmë me mjekët dhe infermierët dhe paralelisht do të vazhdojmë dhe me të moshuarit“, tha Rama.