Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e sotme, teksa përmbysja e një autobusi ka shkaktuar 13 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Bëhet me dije se autobusi i udhëtarëve u përmbys në autostradën Tetovë-Shkup, ndërsa ekipet e emergjencave nisën operacionin për nxjerrjen e të plagosurve që mbetën të bllokuar. Ndërsa personat e lënduar u dërguan për mjekim në spitalin e Shkupit.
Ende nuk dihen me saktësi shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se ishte plasja e një gome që çoi në humbjen e kontrollit të autobusit.