Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës së sotme me gazetarët se do të ketë një shtrëngim të masve anti-COVID.
Kreu i qeverisë theksoi se nesër do të mblidhet Komiteti i Ekspertëve për të diskutuar për masat e reja që priten të vendosen.
“Ne nuk ndalojmë dot jetën e përditshme të njerëzve. Ua thashë edhe dje, nuk mundemi të rrimë dot të gjithë brenda dhe presim që të iki virusi. Virusi ikën me vaksinën. Çështja është sa do të jenë njerëzit respektues ndaj masave. Do të ketë një shtrëngim të masave. Nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve”, u shpreh Rama.
“Ne do presim konkluzionet, ata po diskutojnë, janë të shqetësuar. Këtu thelbi është që duhet të zbatohen masat që janë. Nëse njësitë tregtare zbatojnë protokollet, nëse njerëzit vënë maskën, ora policore respektohen, lokalet nuk vazhdojnë ahengun, gjërat janë në rregull”, tha më tej kreu i qeverisë.