Kryeministri Edi Rama e ka quajtur lajm të mirë arrestimin e gjykatëses së Krujës, Enkelejda Hoxha.
Nëpërmjet një postimi në Twitter kreu i qeverisë shprehet se “prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi”.
Rama shton më tej se ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar
“Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet”, shkruan kreu i qeverisë.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s'ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s'kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet!</p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1359854584899006464?ref_src=twsrc%5Etfw”>February 11, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>