Kompania koreane “Yura Corporation”, një ndër kompanitë lider në botë për prodhimin e elementeve elektrike të automjeteve, pas një viti negociatash, më në fund do të hyjë në tregun shqiptar.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, do të nënshkruajë një Kontratë Enfiteoze (për përdorim dhe zhvillim të zonës me përparësi zhvillimin), me kompaninë koreanojugore “Yura Corporation”.
Më herët, në një intervistë për “Monitor” Përfaqësuesi i saj për Shqipërinë, Lucas Nam, pohoi se kompania ka aplikuar për të përfituar nga kontrata 1 euro dhe parashikon të investojë 6.5 milionë euro, duke punësuar 516 persona.
Yura Corporation Albania u themelua në maj 2018, si një nga kompanitë europiane të vendosura në këtë sektor nga kompania mëmë. “Ne presim që të hapim një fabrikë në Fier lidhur me prodhimin e pajisjeve kabllore”, ka pohuar ai.
Si avantazh për Shqipërinë, ai përmendi faktin që vendi aktualisht ka kosto të ulët dhe stabilitet në përmirësim në përgjithësi. Edhe kjo mund të jetë një zgjidhje për zhvillimin e logjistikës dhe një zinxhir ditor furnizimi për biznesin automotiv europian.
Yura Corporation është prodhues i pajisjeve kabllore dhe produkteve të tjera të ngjashme për makinat. Prej të paktën gjysmë shekulli, fokusi i aktivitetit është ky, por edhe mbështetja teknologjike dhe ekspertiza në makinat e gjelbra dhe të ardhmen e tyre.
Yura Corporation Albania u themelua në maj 2018, si një nga kompanitë europiane të vendosura në këtë sektor nga kompania mëmë. Kompanisë iu ofrua një terren në Fier, por procedurat u zvarritën, duke bërë që drejtuesit e kompanisë të shikonin edhe mundësinë e tërheqjes. Por, për fat të mirë, tashmë kontrata po nënshkruhet.
Plani i biznesit, deri 1100 punonjës
Sipas Ministrisë sē Financave, Plani i biznesit i propozuar nga kjo kompani synon zhvillimin e zonës më një siperfaqe rreth 4.9 ha, pronë shtetërore, e njohur si “Baza e Tubove” që ndodhet në Zhupan, Fier. Kjo zonë është përcaktuar si zonë me përparësi zhvillimi për këtë industri nga qeveria në 2018. Aktiviteti ekonomik i “Yura””, do të fillojë në vendin tonë brënda vitit 2019, ku do të punësohen rreth 600 punonjës, ndërsa vlera e investimit është parashikuar 6,5 mln Euro në fazën e parë. Faza e dytë e këtij projekti parashikon një ri-investim me 13 milion euro dhe numrin e punonjësve me 1100 vetë. Në planet afatgjata kompania parashikon edhe hapjen e dy fabrikave të tjera në Shqipëri, me një numër total punonjësish rreth 4000 vetë. Aktualisht “Yura” operon në shumë vende 12 vende të botës, me 60 fabrika në sektorin e prodhimit të sistemeve elektrike dhe pjesëve elektrike për automobilë, për kompani, si: Kia dhe Hyundai, AUDI, dhe Mercedes-Benz.
Interesi për industrinë mbështetëse të automjeteve
Edhe për Shqipërinë po shfaqen në horizont disa mundësi për zhvillimin e kësaj industrie automotive për procese elementare. Në kushtet kur sot janë dy kompani, të cilat kanë gjeneruar punësim të dukshëm dhe kanë plane zhvillimi, si PSZ Albania dhe Forschner Albania, të dyja gjermane, në treg është shfaqur interes edhe nga kompani të tjera.
Në vitin 2015 ka filluar aktivitetin një tjetër kompani që prodhon sisteme kabllore për automjetet, Forschner, me zyra qendrore në Gjermani.
Forschner ka aktualisht një fabrikë në Vaqarr, dhe prej disa kohësh po shikon mundësinë e zgjerimit me një tjetër fabrikë në zonën e Spitallës./monitor