Numri i infektimeve të reja me COVID-19 mbetet i larte, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 1152 të prekur nga kryerja e 3 994 testimeve.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.
Komiteti Teknik i Ekspertëve më 11 shkurt vendosi të ashpërsoi masat duke zgjatur orarin e kufizimit të lëvizjes nga ora 20:00-06:00.
Ndërkohë ende zyrtarisht përgjigja nuk ka ardhur nga laboratorët e huaj ku monstrat janë dërguar për verifikim, por ekspertë të ISHP-së dyshojnë se në vendin tonë ka prani të mutacioneve të COVID-19.
Sipas tyre kjo vihet re nga rritja e numrit të të prekurve dhe sipas të dhënave zyrtare vetëm në 13 ditët e para të shkurtit, ka pasur 13 860 raste të reja dhe 163 humbje jete.
Për shkak të kësaj rritjeje, aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 i kalon 34 mijë persona, ndërsa vetëm në Tiranë ka mbi 20 mijë.
Krahasuar me vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut kemi një numër jashtëzakonisht të lartë pasi të dy vendet kanë më pak se 7 mijë raste aktive në të gjithë territorin e tyre.
Aktualisht, numri i rasteve të reja dhe atyre fatale në vendin tonë është thuajse e ngjashme me Serbinë, një vend me gati 7 milionë banorë, gjë e cila tregon se shkalla e virulencës është shumë e lartë.
Më 13 shkurt, Serbia nga kryerja e mbi 9 mijë testeve ka pasur 1 622 të infektuar ndërsa raste fatale ishin 15 të vdekur në spitale.
Bilanci për shkurtin:
1 shkurt – 865 raste të reja dhe 13 humbje jete
2 shkurt – 942 raste të reja dhe 5 humbje jete
3 shkurt – 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete
4 shkurt – 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete
5 shkurt – 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete
6 shkurt – 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete
7 shkurt – 1124 raste të reja dhe 14 humbje jete
8 shkurt – 953 raste të reja dhe 12 humbje jete
9 shkurt – 1239 raste të reja dhe 16 humbje jete
10 shkurt – 1143 raste të reja dhe 15 humbje jete
11 shkurt – 1105 raste të reja dhe 14 humbje jete
12 shkurt – 1059 raste të reja dhe 14 humbje jete
13 shkurt – 1152 raste të reja dhe 12 humbje jete
COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)
Testime totale 410,393
Raste pozitive 91,987
Raste të shëruara 55,983
Raste Aktive 34,461
Humbje jete 1,543
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20265
Fier 2980
Durrës 1770
Elbasan 1488
Shkodër 1497
Vlorë 1687
Lezhë 1122
Korçë 1036
Berat 1001
Gjirokastër 799
Kukës 467
Dibër 349