Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me zv/Sekretarin amerikan të Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euro-Aziatike, Philip Reeker.
Ministrja Xhaçka vlerësoi SHBA për mbështetjen e vazhdueshmë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, ndërsa theksoi se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Ajo e njohu zv/Sekretarin Reeker me masat e marra për për të garantuar zgjedhje të lira dhe me standarde më 25 Prill 2021.
Në fokus të bisedës ishte gjithashtu edhe bashkëpunimi dypalësh politik, ekonomik e rajonal, teksa
Kryediplomatja Xhaçka u shpreh se Shqipëria mbetet e përkushtuar në forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe partneritetit strategjik me SHBA.
Kujtojmë se viti 2021 shënon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.