Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, me të cilin ka diskutuar për zgjedhjet e 25 Prillit.
Ambasadorja Kim, në një postim në rrjetet sociale shkruan se me Bashën diskutoi për programin e PD-së dhe aleatëve të saj, si dhe për rëndësinë e mosfutjes në lista të personave me precedent penal.
“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. Dëgjova programin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Nënvizova se pritshmëritë e SHBA janë për të pasur kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne do të jemi gjithmonë të angazhuar për të pasur marrëdhënie të forta mes SHBA-së dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, ka shkruar në Twitter ambasadorja amerikane.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Had an excellent meeting today w/ <a href=”https://twitter.com/lulzimbasha_al?ref_src=twsrc%5Etfw”>@lulzimbasha_al</a>. Good to hear the electoral program of PD & partners. I underlined 🇺🇸 expectations for clean candidates from all parties. We will always be committed to strong 🇺🇸 🇦🇱 relations, with respect for the decision of voters on April 25.</p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1364935490785443841?ref_src=twsrc%5Etfw”>February 25, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>