Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi masat e mëparshme anti-COVID.
Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se do të qëndrojnë në fuqi të gjitha masat e mëparshme anti-COVID.
Masat që u propozuan para dy javësh kanë dhënë efekt, prandaj ne mendojmë që të vijojnë të mbetet aty,duke i vlerësuar në kohëra më të shkurta. pra në masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi, është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orën 20:00, mësim online në gjimnaze”, tha Rakacolli.
Masat që janë në fuqi:
- Kufizimi i lëvizjes do jetë nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.
- Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz do të vijojë online.
- Mësimi në universite do të vijojnë të funksionojnë online. Provimet do të jenë të kombinuara.
- Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.
Sipas zv.ministres këto masa kanë dhënë efektin e tyre dhe kjo është dhe arsyeja se përse do të mbeten në fuqi, ndërkohë që sqaroi se situata do të monitorohet.