Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm për transportin e vaksinave Pfizer, dhe falë përpjekjeve intensive, mbërrijnë dozat e lajmëruara.
Dozat janë pritur në aeroport nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Kryeministri Edi Rama u u shpreh se sot është marrë konfirmimi nga Pfizer për 30 mijë doza të tjera në prill dhe gjithashtu së shpejti ka një lajm të mirë ndërsa shtoi se janë të konfirmuara edhe 14 mijë dozat e para nga Astra Zeneca përmes mekanizmit të Covax.
“30 mijë doza në prill nga Pfizer. Kanë ardhur 15 mijë doza sot kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që do të vijnë 30 mijë doza në muajin prill. Kam shumë besim se shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga në një anë sepse kemi ndërkohë të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga Covax dhe apsolutisht jam shumë besimplotë se do të kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv dhe do të thyejmë zinxhirin e infektimit. Dhe ta bëjmë këtë sezon me infektime me rënie drastike, ku Shqipëria të jetë e hapur për të cilët duan të vijnë. Është një luftë e madhe tregtare.”– tha Rama.
Ministria thekson se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqendruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara.