Presidenti i Republikës Ilir Meta përshëndet projekt-rezolutën e sotme të Këshillit të Jashtëm në Parlamentin Europian për Shqipërinë.
Kreu i shtetit falenderon dy grupet kryesore parlamentare për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.
“Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!“, shkruan Meta.
Në fund të reagimit, Meta lëshon edhe një paralajmërim sa i përket zgjedhjeve duke u shprehur se, vota e 25 Prillit do mbrohet me çdo kusht nga shqiptarët dhe nuk do të kursehet ndaj askujt që prek vullnetin plebishitar.
Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.
Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!
Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!
Askush nuk do të amnistohet!
Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.