Një tjetër tërmet i fuqishëm me mangitudë 5.9 i shkallës Rihtter ka goditur Greqinë para pak minutash dhe
Epiqendra ishte 26 km në veriperëndim të Larisës, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 2 km. Të frikësuar nga lëkundjet që zgjatën disa sekonda, njerëzit në Larisa kanë dalë menjëherë në rrugë.
Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tiranë, në Korçë, Pogradec, Fushë Krujë, Durrës, Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Lezhë.
Sakaq, sipas raportimeve të para nuk ka dëme materiale në vendin tonë, por lëkundjet kanë shkaktuar frikë tek pjesa më e madhe e banorëve që e kanë ndjerë, duke thënë se lëkundjet kanë zgjatur dhe janë ndjerë shumë.
Ndërkohë në zonën juglindore të Shqipërisë si në Korçë dhe Pogradec njerëzit kanë dalë nga shtëpitë të frikësuar dhe vijojnë të qëndrojnë akoma jashtë banesave.
Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti i fuqishëm u ndje kryesisht në Larisa, Athinë dhe disa zona të Greqisë Perëndimore.