OSBE-ODHIR ka përzgjedhur se kush do ta udhëheqë misionin e monitorimit të zgjedhjeve të 25 prillit në vend.
Ambasadorja Urzula Jozefa Gacek, do të jetë ajo e cila do të udhëheqë misionin e ODIHR.
Gjatë kësaj jave pritet të vijë në vendin tonë misioni i parë paraprak i monitorimit nga ODIHR. Më 25 Prill Pritet që OSBE-ODIHR të ketë në terren 240 vëzhgues.