Një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e sotme.
Lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Tiranë, Peshkopi dhe disa qytete të tjera shqiptare, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme material.
Epiqendra ishte 15 kilometër në jug-perëndim të Gostivarit, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 2 kilometër.
Pas tërmetit të parë ka patur edhe një pasgoditje me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.