Këshilli e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (HRC) i ka bërë thirrje Rusisë për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny dhe protestuesve të opozitës.
Në deklaratën e përbashkët të nëshkruar nga 45 vende është Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia dhe Greqia.
Edhe Shqipëria është bërë pjesë e 45 vendeve që kërkojnë lirimin e kritikut të qeverisë në Rusi, Alexei Navalny, duke thënë se burgosja e tij është e paligjshme dhe shkelje e të drejtave themelore.
Deklarata, e nënshkruar nga 45 vende të tjera, shpreh shqetësim në lidhje me përkeqësimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Federatën Ruse.
Vendet nënshkruese janë gjithashtu të shqetësuara për numrin e madh të arrestimeve arbitrare të protestuesve që kanë shprehur mbështetje për Navalny në shumë qytete ruse.
“Jemi të shqetësuar nga numri i madh i arrestimeve arbitrare të protestuesve që po shprehnin mbështetjen e tyre për Alexei Navalny në shumë qytete ruse. Zhvillimet e përgjithshme në lidhje me arrestimin, burgosjen dhe shtypjen e Navalny ndaj aleatëve dhe mbështetësve të tij janë prova e prekshme e tkurrjes së hapësirës së shoqërisë civile në Federatën Ruse, përfshirë mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesit e pavarur të mediave. Ne i dënojmë me forcë këto veprime, të cilat përdorin mjetet e shtetit për të sulmuar media të pavarura dhe shoqërinë civile, dhe për të heshtur zërat kundërshtues”,