Me 67 vota për, 30 kundër pa asnjë abstenim është zgjedhur Qeveria Kurti.
Të pranishëm ishin 107 deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Pas fjalës së shefave të grupeve parlamentare e disa deputetëve të opozitës është votuar Qeveria.
Kabineti qveritar;
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Arbërie Nagavci
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- Hajrulla Çeku
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi
Ministria e Mjedisit, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturës – Liburn Aliu
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Faton Peci
Ministria e Mbrojtjës- Armend Mehaj
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë – Rozerta Hajdari
Ministria e Ekonomisë – Artane Rizvanolli
Ministria për Komunitete dhe Kthim – Goran Rakiq
Ministria për Zhvillim Rajonal – Fikrim Damka.
….
Albin Kurti, e ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ai në fjalën e tij renditi prioritetet dhe planet e Qeverisë së tij. Në fillim të fjalimit, ai përmendi se “Jemi mbledhur këtu për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet që ishin porsi një referendum”.
Ai fillimisht paralajmëroi se Qeveria e tij në ditët e para të punës do të marr masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Brenda vitit synojmë imunizimin e popullsisë”, tha Kurti, duke u shprehur se do të synojnë që t’i sigurojnë vaksinat shpejt.
Ai tha se arsimi, ekonomia e shëndetësia kanë nevojë për reformë, ndërsa përmendi edhe situatën e rëndë që e ka shkaktuar pandemia.
“Viti që lam pas ka peshuar e rënduar më shumë te ata që janë më të dobët”, tha Kurti, duke shtuar se “e kuptoj dhe e di se sa e vështirë është situata për qytetarët e vendit”. Ai tha se sot fillon rruga në të cilën ata do ta synojnë barazinë dhe drejtësinë për të gjithë.
“Do të fillojmë me drejtësi. Procesi i vettingut do të vazhdojë aty ku është ndaluar”, tha Kurti, duke theksuar këtë si prioritet me rëndësi. Ai shtoi se prokurorët dhe gjykatësit do t’i nënshtrohen vlerësimit “për t’u siguruar se qytetarët kanë institucione të paanshme të drejtësisë”.
Ai u zotua edhe për reformimin e sistemit shëndetësor. “Do të kërkojmë profesionalizëm dhe integritet nga mjekët”, tha Kurti, duke premtuar krijimin e një fondi për sigurime shëndetësore.
“Askush s’duhet të falimentojë vetëm sepse është sëmurë”, tha ai.
Ai premtoi edhe reforma në Polici, duke premtuar garantimin e pensionimit të parakohshëm të policëve. Ata që zgjedhin ta bëjnë këtë, tha Kurti, do të zëvendësohen nga zyrtarë të rinj të Policisë.
“Forcimi i integritetit në Policinë e Kosovës do të jetë prioritet i yni”, tha Kurti, duke premtuar vetting edhe në këtë institucion të sigurisë.
Ai po ashtu paralajmëroi edhe padi ndaj krimeve dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Ai tha se me Serbinë s’do ta bëjnë asnjë kompromis tjetër, duke përmendur paraprakish pakon e Martti Ahtisaarit.
Si prioritet në dialogun me Serbinë përmendi zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur.