Covid-19 nuk ka ”kursyer” as policët, të cilët që nga nisja e pandemisë janë në front të luftës. Të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit, pas një kërkese për informacion nga A2, tregojnë se 28 punonjës humbën jetën për shkaqe të lidhura me Covid-19.
Shifrat janë që nga marsi i viti të shkuar e deri më tani. Në në 1 vit pandemi, mësohet se janë prekur nga virusi vdekjeprurës 2077 punonjës, nga të cilët 1938 punonjës policie dhe 139 punonjës civilë.
Nga ana tjetër, gjatë viti të shkuar, u larguan nga Policia e Shtetit 356 punonjës, nga të cilët 260 punonjës policie dhe 96 punonjës civilë. Policia e Shtetit ka në total 11 645 punonjës, nga të cilët 10 537 punonjës policie dhe 1108 punonjës civilë./A2