Kryeministri Edi Rama i ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të bëjnë regjistrimin në censusin që po zhvillohet në vendin fqinj.
“Sot është një nga ato momentet që ju si qytetar të Maqedonisë së Veriut, kur askush prej jush, asnjë i vetëm, kudo qoftë me banim në këtë botë, nuk duhet të mungoni në regjistrimin e popullsisë”, u shpreh kreu i qeverisë në një video të publikuar në Facebook.
Rama u shpreh më tej se çdo qytetari shqiptar i kërkohet vetëm 5 minuta kohë për të bërë regjistrimin online dhe se askush nuk duhet të hezitojë.
“Ju e dini më mirë se kushdo, se nga numri i shqiptarëve të regjistruar në RMV varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar të asaj republike mbi pjesëmarrjen dhe mbi vendimmarrjen në punët e atij shteti. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe të dilni në mal, nuk u kërkohet që të merrni lopatën dhe të dilni në fushë, nuk u kërkohet të dilni nga shtëpia, por veç të harxhoni 5 minuta për të klikuar në smartphone-t tuaj adresën dhe për të shkruar me krenari emrin tuaj, të babës dhe nënës tuaj dhe gjakun tuaj prej shqiptari”, tha më tej Rama.
Ju e dini, e dini më mirë se kushdo, kush nuk e di duhet të mësojë: Nga numri i shqiptarëve të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar të asaj republike, mbi pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen në punët e atij shteti.