Të dielën, 28 mars 2021, ora ndryshon duke kthyer akrepat e orëve, 60 minuta përpara.
Në natën mes të shtunës 27 mars dhe të dielës 28, në orën 2 të mëngjesit, duhet të lëvizim para akrepat e orës, me orës 2 dhe 3 të mëngjesit kthehet ora verore, e cila do na ‘vjedhë’ një orë gjumë, por do na ‘dhurojë’ me shumë dritë në mbrëmje.
Ky ndryshim i orës quhet ndryshe edhe ora verore pasi do të ketë më shumë orë me diell dhe më pak natë. Ndryshimi i orës do të ndodh në vende të ndryshme sipas orës lokale të secilit vend. Në Mbretërinë e Bashkuar, maksimumi që një ditë mund të zgjasë është në qershor kur dielli mund të rrihë 16 orë dhe 38 minuta. Studimet kanë treguar se ndryshimi i orës jep ndjesi të mirë në trup dhe minimizon rastet e aksidenteve në rrugë.
Orari veror do të vazhdojë deri në 31 tetor, kur do të kthehet ora diellore. Asgjë nuk ndryshon në vend, pavarësisht fakti që Parlamenti Europian ka miratuar propozimin për heqjen e orës verore duke nisur nga 2021.
Nga fundi i marsit deri në fund të tetorit ora verore do të jetë në formën që njohim.