Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një mesazh në faqen e tij në facebook pas ndarjes nga jeta të ish kryeministrit Bashkim Fino.
“Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!”, shkruan Meta
Postmi i plotë:
Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!
Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!