Ministri i Jashtëm Nikos Dendias u takua të Martën me Komisionerin Evropian për Punët e Brendshme Ylva Johansson. Takimi u përqëndrua në Paktin e ri të BE-së për Migracionin dhe Azilin dhe zbatimin e Deklaratës BE-Turqi të vitit 2016.
Në kontekstin e takimit, ata shqyrtuan dimensionin ndërkombëtar të çështjes migracion-refugjatë si dhe marrëveshjen BE-Turqi, ndërsa një referencë e veçantë u bë vendeve të Afrikës së Veriut, thanë burimet diplomatike.
Duke iu referuar dimensionit ndërkombëtar të çështjes migracion-refugjatë, pala greke theksoi nevojën që BE të promovojë marrëveshje me vendet e treta për ripranimet, si dhe rëndësinë e futjes së klauzolave të veçanta për bashkëpunim në migracion në marrëveshjet e asociimit të BE-së me vendet e treta.
Në këtë kuadër, pala greke bëri thirrje për një qasje pozitive për vendet që bashkëpunojnë me BE të kombinuara me ndëshkime për ato që nuk e bëjnë (më shumë për më shumë, më pak për më pak).
Sidomos në lidhje me Turqinë, ata diskutuan se ajo nuk po pranon më kthime të migrantëve nga Greqia, siç parashikohet në Deklaratën BE-Turqi të vitit 2016./ANA-MNA
© Argumentum