Në një aksion policor të policisë në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA është sekuestruar drogë me vlerë tregu mbi 800 mijë euro. Për këtë megaskion njoftoi vetë Ministri i Brendshëm Spasovski i cili tha se me partnerët strategjikë vazhdojnë luftën joselektive kundër krimit të organizuar.
“Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkroi Spasovski në Facebook.
Zyrtari i policisë i arrestuar në këtë aksion është kryeshefi i policisë së Prilepit, raporton Alsat. Mësohet gjithashtu se në këtë aksion është kapur rreth 500 kg marijuhanë e ardhur nga Shqipëria që në treg kap vlerën e 800 mijë eurove.