Një takim joformal zë pak javë më vonë kryetitujt e mediave në Ballkan. Krerët sllovenë kanë shprehur aludime për plane gjeostrategjike të reja për Ballkanin, shkruhet. Por si u ngrit tymnaja mediatike?
Megjithëse presidenti slloven, Borut Pahor dhe kryeministri Janez Janša i hodhën poshtë zërat se ata mbështesin një ndryshim kufijsh në Ballkan, u thirr këtë javë në Ministrinë e Jashtme të Bosnjes, ambasadorja sllovene, Zorica Bukinac për të shpjeguar zërat e qarkulluar në media se ka “plane gjeostrategjike të reja për Ballkanin”. Portali “Euractiv” citon mediat boshnjake, se ambasadorja është ftuar prë shkak të një dokumenti jozyrtar, që kryeministri slloven, Janez Janša me gjasë ka dërguar në BE e ku bëhet fjalë për ndryshime të mundshme kufijsh në Ballkan.
Kryeministri slloven Janez Janša vetë i ka hedhur poshtë aludime të tilla. Edhe presidenti, Borut Pahour ka theksuar, se ai vetë preferon një anëtarësim të Bosnjes së bashkuar në BE. Ishte Željko Komšić, shkruan Euractiv, anëtari boshnjak i presidencës bsohnjake që ka pohuar për mediat lokale boshnjake, se presidenti slloven, Pahor në një takim jozyrtar, ka pyetur “nëse është e mundur një ndarje paqësore e Bosnje-Hercegovinës.” Me këtë ai ka pasur parasysh një shkëputje të Republikës Srpska, thuhet. Mediat shkruajnë se Pahor u ka thënë anëtarëve të presidencës boshnjake, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Komšić, se “kohët e fundit ka gjithnjë e më shumë zëra në Europë, që thonë, se shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundohet. A mundeni ju në Bosnje të ndaheni paqësisht nga njëri-tjetri?”
Lidershipi slloven u përpoq këto ditë për shtensionim të situatës. Për Balkan Insight zyra e presidentit është shprehur, se “Presidenti Pahor dëshiron që Bosnje-Hercegovina sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ai thekson gjithmonë, rëndësinë gjeostrategjike të zgjerimit të BE, që do të përfshinte edhe Bosnjen.” Në njoftimin e zyrës së presidentit, theksohet, se presidenti Pahour paralajmëron “rregullisht nga ideja e dezintegrimit të Bosnje-Hercegovinës dhe një ridimensionim i kufijve në Ballkanin Perëndimor”. Në kontekstin e “shqetësimit për propozime të tilla”, sipas njoftimit të zyrës së presidentit ai ka shtruar pyetjen në mars anëtarëve të presidencës, nëse një shpërbërje e shtetit aktual vërtet do të shtrohej për ta si opcion./dw