Presidenti Ilir Meta denoncon skandalin e vjedhjes së të dhënave.
Shtetas me rekorde kriminale, të huaj dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente identifkimi të lëshuar nga gjëndja civile shqiptare duke vjedhur identitetin e shtetase shqiptarë me kombësi maqedonase.
“Në qarkun e Korçës, në disa bashki që janë të banuara nga komuniteti i pakicës kombëtare maqedonase, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe të kërkuar ndërkombëtarisht, janë pajisur me pasaporta dhe dokumenta identifikimi nga autoritetet vendore atje.
Jo me të dhënat e tyre por duke përdorur të dhënat e identitetit të personave të tjerë që nuk kanë probleme me ligjin. Pra duke vjedhur të dhënat e tyre. Shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumete identifikimit të lëshuara nga gjendja civile shqiptare duke vjedhur identietin e shtetasve shqiptarë me kombesi maqedonase, pa dijeninë e tyre.
Këta persona, pas pasiisejes nga shteti shqiptar me dokumente identifikimi, kanë vijuar m,e ndjekjen e procedurave edhe pranë shtetit të Maqedonisë së Veriut, e për shkak të mbajtjes së dy shtetësive së personit që i ëhstë vjedhur identiteti, janë pajisur dhe atje me dokumente identifikimi dhe kanë vijuar lëvizjen e lirë për t’iu feshush autoriteteve të ndjekjes policore”, denoncoi Presidenti.