Votimi për zgjedhjet e përfaqësuesve në Parlament, paraqet një mundësi konkrete për pjesëmarrjen tonë në jetën demokratike të vendit. Sfida e çdo procesi zgjedhor është garantimi i zgjedhjeve të ndershne dhe transparente në të cilat respektohet çdo votë dhe çdo votues ashtu sikurse edhe rezultati final.
Kisha Katolike i konsideron të rëndësishme zgjedhjet, kur ato zhvillohen sipas parimeve demokratike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha forcave e aktorëve politikë.
Në vigjilje të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ne Ipeshkvijtë e Kishës katolike, në sajë të përgjegjësisë që kemi në udhëheqjen e popullit që na është besuar, dëshirojmë t’u drejtohemi të gjithë besimtarëve katolikë dhe njerëzve vullnetmirë.
Pjesëmarrja në votime është një detyrim moral. Kush e shet votën me para, ka shitur dinjitetin e vet dhe atë të familjes, si dhe nuk ka më zë për të kerkuar llogari.
<iframe width=”853″ height=”480″ src=”https://www.youtube.com/embed/YbPGPtyrLy8″ title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>
© Argumentum