Një përplasje e paprecedent ka ndodhur mbrëmjen e së premtës, pikërisht në ditën e fundit të fushatës elektorale. Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shkëmbyen replika të ashpra.
Presidenti Meta deklaroi gjatë një interviste në Syri.tv se u kam thënë ndërkombëtarve gjatë takimit që pata në Presidencë reagoni sot, se nesër do jetë tepër vonë. Nuk kemi nevojë që të huajt të reagojnë ditën e hënë. Ambasadores amerikane i kam thënë: “Nuk duhet të kishit toleruar Edi Ramën kur prishi marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u nënshkrua në selinë e Ambasadës Amerikane. Nëse ju, do të reagonit pas ngjarjes së Kavajës, do ishte parandaluar edhe ngjarja e ndodhur në Elbasan“.
Për çdo pikë gjaku që derdhet në Shqipëri, dhe nuk reagohet për të vënë fajtorët para drejtësisë, përgjegjës do jete Edi Rama
Ndërsa zoti Meta ishte ende në bisedën televizive ambasadorja Kim shkroi një mesazh në “Twitter” se kërcënimet me sfurqe janë të papranueshme dhe meritojnë dënim, duke iu referuar deklaratave të fundit të presidentit dy ditë më parë banorëve të qarkut Fier që “të mprehin sëpatat dhe sfurqet” dhe “të ngrihen në mbrojtje të votës”.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>It is unacceptable for anyone to threaten that citizens will take up “pitchforks” on April 25 or if they don’t like the result of elections. These threats deserve condemnation. Those who incite violence will be held responsible for the results of their words and actions. Stop.</p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1385682948876378122?ref_src=twsrc%5Etfw”>April 23, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
I menjëhershëm ka qene reagimi i presidentit Meta ku live ka replikuar me Ambasadoren Kim duke i thënë që mos marrë më në mbrojtje Ramën.
”Tani live sapo më shkruajti ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën. Meqë më dergoi live ‘sms’ i them ambasadores amerikane mos e mbështet më Edi Ramën.
Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që ambasadorja amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty. Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë cfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesës Edi Ramën.” – tha Meta me tone të larta
Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme.”– tha Meta.
Gjatë intervistës Meta e ftoi Ambasadoren Yuri Kim që t’i bashkohej në intervistë live për t’u ballafaquar.
”Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj ambasadoren të vijë tani live në studio bashkë me Edi Ramën të ballafaqohemi para shqiptarëve”- shtoi Meta.
/argumentum.al